Superman u kthye në një nga heronjtë e preferuar të fëmijëve që kur u shfaq për herë të parë në libra rreth 80 vjet më parë. Ai e ka shpëtuar botën më shumë se disa herë, ka vdekur dhe është rikthyer në jetë, iu shmang goditjeve nga Muhamed Ali dhe madje u përball me supremacistët e Bardhë.
Deri këtë vit, çdo seri e shfaqte Superman krah dashurisë së tij Lois Lane. Por, në seritë e reja që do shfaqen shumë shpejt, “Njeriu i Çelikut” hyn në një marrëdhënie që nuk e kishim parë deri tani. Në seritë e reja “Superman: Son of Kal-El” , Superman i ri-Jon Kent, fëmija i Clark Kent dhe Lane-është biseksual dhe dashurohet me Jay Nakamura, njoftoi DC këtë javë.
Detajet e plota do të zbulohen në Nëntor, por fotot ku Kent dhe Nakamura shihet të ulur së bashku në një ndërtesë, teksa puthen në buzë po bëjnë xhiron e rrjetit.
Fillimisht, Nakamura shfaqet si shpatulla e ngrohtë ku Kent mund të mbështetet kur gjërat vështirësohen, por pastaj Superman-i ndjen se është i dashuruar me gazetarin. Sipas skenaristit, evoluimi i Superman-it të ri është i tillë që në fund të ditës, ruan vlerat që karakteri ka përfaqësuar gjithmonë: shpresën, të vërtetën dhe drejtësinë.
“Superman ka qenë gjithmonë simbol i shpresës, të vërtetës dhe drejtësisë. Sot, ai simbol përfaqëson diçka më shumë. Sot, më shumë njerëz mund ta gjejnë veten te superheroi më i fuqishëm.”-tha shkrimtari i serive Tom Taylor.
Sezoni i ri i “Superman: Son of Kal-El” pritet të shfaqet më 9 nëntor.