#Selfie ose ndryshe autofotografia, është një viral që ka përfshirë vitet e fundit jo vetëm neve “njerëzit e zakonshëm” por edhe personazhet e showbizit shqiptar, që këtë sezon pushimesh përveçse relaksit nuk i kanë rezistuar tendencës për të ndarë në rrjetet sociale edhe fotot e shkrepura nga ata vetë.
Prandaj, IMA ka menduar që këto ditë të nxehta të sezonit veror të sjellë një album fotografish me protagonist pikërisht Vip-at shqiptar me selfie-t e tyre të bëra gjatë pushimeve. Ajo çfarë kërkojmë prej jush është të votoni për personazhin tuaj të preferuar duke bërë “LIKE” foton, në albumin e publikuar në faqen tone zyrtare në facebook IMA – InfoMedia Albania
Në fillim të muajit shtator do të shpallim edhe foton fituese!
Vitin 2014 ky konkurs u fitua nga Renato Mekolli, por cili do të jetë personazhi me foton më të bukur këtë verë? Këtë e vendoani vetëm ju, prandaj votoni, votoni, votoni!