Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi në një intervistë me gazetaren Matilda Mcinin, ka folur për sulmin politik që po i bëhet RTV Ora dhe Ora News.
Tashmë shteti ka sjellë dy adminsitratorë të rinj për të menaxhuar këto dy televizione. Për Maliqin ky është presion i qartë për një media që ka denoncuar skandalet e bashkisë së Tiranës dhe qeverisë Rama.
Lefter Maliqi: Në momentin që këtu vjen policia unë arrita të mirrja të dhënat e mia, pse u bënë këto veprime të TV Ora News dhe RTV Ora. Ju jeni media e vetme që keni nxjerrë zbuluar cdo veprim të bashkisë së Tiranës apo veprimet e qeverisë shqiptare.
Keni prekur interesat e oligarkëve dhe interesat e qeveritarëve dhe të këtij klani mafioz. Veprimet kanë qenë të drejtëpërdrejta për të mbyllur gojën. RTV Ora dhe Ora News donin ta goditnin.
Largimin e një administratori dhe caktimin tani të dy të tillëve, Maliqi e sheh tendencioze dhe mesazh për të tërhequr nga publikimi i aferave korruptive.
Lefter Maliqi: “Ishte tendecioze ndaj televizionit dhe pronarit. Është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj medias dhe zotit Ndroqi. Nga të dhënat që kam i janë çuar mesazhe për tu tërhequr për goditjet që i bënte veprimeve korruptive të bashkisë së Tiranës.”
Po kush e kërcënon zotin Ndroqi?
Lefter Maliqi: “Besoj njerëzit afër Erion Veliajt dhe kryeministrit Rama. Të fortët e rrugës së Kavajës, Durrësit, Elbasanit. Unë e di pse i bëjnë këtë shantazhim televizioneve dhe presidentit Ndroqi.
Sakaq Maliqi ka theksuar se jeta e Presidentit të “Yldon Media Group” është shantazhuar dhe kërkon autoriteteve që ai të merret në mbrojtje.
Lefter Maliqi: Kur ky i trenit elektrik ka gardistë që e ruajnë, do të mbani përgjegjësi nëse i ndodh dicka për jetën. Jeni përgjegjës ti, Rama dhe ky i trenit elektrik që ka betonizuar Tiranën. Zoti Ndroqi duhet të shqetësohet dhe të ruhet se çfarë nuk pret nga ky vend. Unë jam deputet kritik e kam measzhe ruaj veten, jo më zoti Ndroqi që përmes medias ka zbuluar të vërtetat korruptive në bashkinë e Tirans. Kjo është një thirrje që ata duhet të marrin në mbrojtje jetën e këtij njeriu.
Veprimet e fundit me emërimin e administratorëve me vendim gjykate, tregon më së miri kontrollin dhe zaptimin që duan ti bëjnë medias, presionit që duan t’i bëjnë dhe anashkalimit që duan t’i bëjnë presidentit të këtyre mediave.
Akuzat e Italisë janë false sepse i kam marrë vesh nga strukturat e policisë kriminale. Unë dhashë paralajmërimin se çfarë shteti i lidhur me bandat bën është punë e tyre. Unë kam bindjen mbi 80% që jeta dhe siguria e zotit Ndroqi është në rrezik për shkak të veprimeve arbitrare të zotit Leshaj, kryeministrit Rama dhe Erion Veliajt. Unë jam oficer policie i mirëfilltë, po paraprij parandalimin e një veprimtarie kriminale. “
Denoncimi: Zoti Ndroqi është shantazhuar
Maliqi jep alarmin se po cënohet media dhe se qeveria po bën gjithçka për të marrë median e lirë.
Lefter Maliqi “Presioni psikologjik i kësaj qeverie ndaj medias së lirë është alarmant dhe çon në cënim të sigurisë, jetës së kësaj media të lirë edhe pronarit të saj, z. Ylli Ndroqi. Kjo është taksative. Për marrjen e pushtetit këta janë kailë të bëjnë edhe viktima.
Zoti Ndroqi mund të ketë dhe ndonjë shantazh për të dhënë ndonjë pagesë të ndonjë organi drejtësie të lidhur me qeverinë. Gjëra që kanë ndodhur. Në informacionet e mia dhe mund ta ketë dhe e ka. Merreni si të doni si media. Përarsye që të rrijë urtë me qeverinë. Por ju të jeni të bindur se rrotacioni do të ndodhë dhe e drejta do të fitojë. Të jeni të bindur se në pranverën e ardhshme media juaj do të jetë shumë e lirë ” .
Deputeti opozitar në vijim ka treguar se ka informacione se SPAK duhet të kishte nisur hetimet për vendimin e dy administratorëve të rinj, por nuk e ka bërë deri më tani.
“Unë kam informacione që SPAK-u duhej të kishte filluar hetimet dhe nuk e ka bërë“, ka thënë Maliqi.