Sali Berisha ka kërkuar ndjesë publike lidhur me akuzat ndaj shefes së ONM Genoveva Calavera, i cili tha se është bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama.
Kjo erdhi fill pas mesazhit të fortë publik të Komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi i cili dënoi sulmin e Berishës.
Sot Berisha ka kërkuar ndjesë publike, duke thënë se ishte thjesht një mashtrim.
“Statusi im bazohej në një fake neës dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake neës. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”, deklaroi Berisha.
Ky i fundit prej kohësh ka intensifikuar sulmin ndaj të gjithë individëve që kanë punuar të lartësimin e reformës në drejtësi, ku përmes të ashtëquajturit qytetar dixhital ka vendosur në shinjestër të përbaljes gjithkënd me qëllim zbehjen e rëndësisë që ka reforma dhe forcës së saj të veprimit.