Të paktën dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur, të maskuar si policë, sulmuan godinën e televizionit ShamShad në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Agresorët hodhën granada para se të mësynin në godinën e televizionit. Forcat afgane të sigurisë i dhanë fund situatës që zgjati rreth tre orë, duke liruar stafin e bllokuar brenda godinës.
Një nga agresorët hodhi veten në erë në gardhin e godinës, ndërsa një tjetër u eleminua nga forcat e sigurisë. Sulmi u mor përsipër nga i ashtuquajturi grupi terrorist i Shtetit Islamik. Në mënyrë të përsëritur, kryeqyteti afgan ka qenë shenjestër e sulmeve të ndërmarra nga talebanët dhe shteti islamik. Afganistani konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në btoë për gazetarët dhe punonjësit e medias.