Platformat digjitale të grupit mediatik të Al Jazeera janë duke u sulmuar vazhdimisht në tentativë për t’u hakuar.
Sipas Al Jazeera, sulmet kanë qënë të shpeshta orët e fundit dhe në format nga më të ndryshmet, por sidoqoftë deri tani sistemi i servera të gjigandit mediatik ka mbetur i mbrojtur.
Kjo mund të lidhet ngushtë edhe me sulmin e vazhdueshëm që po i bëhet AlJazeera për shkak të krizës së vendeve të Arabisë. Katari muajin e kaluar raportoi se agjensia shtetërore e lajmeve ka qënë në qendër të sulmeve me qëllim destabilizimin e situatës së rajonit.
Në Prill të 2015 një tjetër media shtetërore siç ishte TV5 Monde në Francë, u sulmua nga hackerat rusë të cilët i shkaktuan operatorit miljona euro dëm./imalbania.com/