Serialit të ri turk “Sulltaneshë Kosem”, i cili pritet të fillojë xhirimet së shpejti në Turqi si produksion i TIMS Production, (e njëjta shtëpi produksioni e serialit hit Sulejmani i Madherishem) do i bashkohet cast-it edhe aktori i mirënjohur Okan Yalabik, i njohur si Ibrahim Pashai në serialin Sulejmani i Madherishem.
Javë më parë ne ju bëmë të ditur lajmin mbi këtë serial të ri që do ketë si aktore protagoniste Meyrem Uzerli, aktorja turko-gjermane, tashmë e famshme falë rolit të Sulltaneshe Hyrrem. Seriali i ri televiziv turk do të ketë në qëndër figurën e pushtetit dhe kontrollin e saj tek dy djemtë, Muratin e IV dhe Ibrahimin e I.
Në kalimin e viteve në historinë e serialit në cast do bashkohet edhe Okan Yalabik, i cili do të interpretojë rolin e Sulltan Muratit të IV, i emëruar në këtë post në moshën 11 vjeçare, gjatë viteve të vështira për Perandorinë Otomane që ndihet e pasigurt nën udheheqjen e një Sulltani fëmijë. Por Murati do jetë një Sulltan shumë i fuqishëm. Këtë herë aktorja Meyrem Uzerli nuk do jetë rivale me aktorin Okan Yalabik, por do të luajë rolin e nënës për pasardhësin e fronit otoman dhe krahu i saj i djathtë në drejtimin e shtetit.
Seriali i ri turk pritet të fillojë xhirimet nga muaji korrik dhe do të trasmetohet gjatë muajit shtator në televizionin turk. Realizuesit e serialit premtojnë se një cast aktorësh të famshëm do t’i bashkohet këtij projekti që ka gjasa të jetë pasardhësi i denjë i serialit Sulejmani i Madhërishëm që numëron rekorde në shifra të audiencës dhe suksesit që ka arritur duke pushtuar ekranet e televizioneve në shumë vende të botës