Ashtu siç iu kishim informuar edhe disa muaj më parë rreth interesimit të TV Klan për blerjen e të drejtave të transmetimit të serialit historiko-dramatik turk Muhteşem Yüzyıl – Kösem i njohur ndryshe si “Sulltanesha Kosem”, gjithçka duket se është drejt realizimit.
Burime shumë të sigurta të InfoMedia Albania në TV Klan bëjnë të ditur se ky televizion është drejt mbylljes së marëveshjes së kotratës së transmetimit të këtij seriali në Shqipëri e cila pritet të finalizohet me sukses në fund të muajit Dhjetor.
“Sulltanesha Kosem” është një nga serialet më të përfolur të momentit, ku tregohet për historinë e Sulltaneshës Kosem e vetmja dhe e para Sulltaneshë e besimit të Krishterë dhe me origjinë Greke. Roli i së cilës luhet nga aktorja e famëshme Beren Saat.
Aktualisht seriali është në transmetimin e episodeve të tij të para në Turqi, ku ka arritur brenda pak kohësh një audiencë rekord.
InfoMedia Albania | Eksluzive // Nuk lejohet riprodhimi dhe kopjimi i këtij lajmi pa autorizim nga redaksia