Tashmë nuk ka më dyshim! Ashtu siç iu kishim informuar edhe disa muaj më parë rreth interesimit të TV Klan për blerjen e të drejtave të transmetimit të serialit historiko-dramatik turk Muhteşem Yüzyıl – Kösem i njohur ndryshe si “Sulltanesha Kosem”, tashmë gjithçka është zyrtarizuar.
TV Klan ka mbyllur marëveshjen e kontratës së transmetimit të këtij seriali në Shqipëri.
“Sulltanesha Kosem” është një nga serialet më të përfolur të momentit, ku tregohet për historinë e Sulltaneshës Kosem e vetmja dhe e para Sulltaneshë e besimit të Krishterë dhe me origjinë Greke. Roli i së cilës luhet nga aktorja e famëshme Beren Saat.
Aktualisht seriali është në transmetimin e sezoni të tij të dytë në Turqi, ku ka arritur brenda pak kohësh një audiencë rekord.
“Sulltanesha Kosem” do të filloj pas mbarimit të “Ertugrul”, me shumë gjasa në muajin Mars.
/www.imalbania.com/