Seriali historik turk Sulejmani i Madhërishëm, pas suksesit në Evropë, Azi dhe Afrikë po përgatitet për të debutuar edhe në Amerikë me titullin Suleimán, El Gran Sultán. MundoFox, kanali grupit Fox Channel International dedikuar hispanikëve në Amerikë, ka blerë të drejtat e transmetimit për sesonin e parë të serialit që javën e kaluar mbylli sezonin e tij të katërt dhe të fundit, ku episodi final i solli plot 4 milion lira fitime kanalit turk Star Tv.
Sulejmani i Madhërishem është i pari serial turk, që do të transmetohet në një kanal amerikan, për më tepër në një kanal të grupit NewsCorp. MundoFox është një kanal televiziv me qendër në Los Angeles, programacioni i të cilit i drejtohet publikut hispanik, dhe ka pikësynim rritjen e audiencës kundrejt konkuretëve të tjerë TeleMundo dhe Univision!
Për të promovuar serialin, MundoFox ka hedhur online në website-in e tij disa trailer që lajmërojnë fillimin e transmetimit në datë 1 korrik ora 20.00 (orari amerikan).
Promo 1
Promo 2