Mahidevrani ka marrë përsipër që t’i japë Nigarit një pozicion më të lartë në punë, për t’ia mbajtur gojën të mbyllur mbi fajin e madh të Gylshahut. Ajo bisedon me nënën sulltaneshë dhe i jep mendimin e saj se sa me eksperiencë dhe me meritë është Nigari për t’u rritur në detyrë.
Duke patur përshtypje vetëm pozitive, nëna Sulltaneshë e aprovon menjëherë mendimin e Mahidevranit.Daja i jep lajmin Nigarit, në prezencë të Symbylit. Ky i fundit thotë se është e padrejtë, pasi ai punon më shumë se Nigari. Sidoqoftë, ajo është shumë e lumtur.
Këtë lajm shkon ta ndajë me sulltaneshën Hyrrem. Në fillim ajo do ketë dyshìme. I thotë se është e çuditshme që menjëherë u ngrit në detyrë. Por Nigar e justifikon dhe më pas përqafohen duke shpresuar se tashmë u janë zgjatur duart edhe më në brendësi.Nga ana tjetër, Mustafa mezi pret takimin me Ibrahimin, për t’i kërkuar falje atij. Mustafa i thotë se ndihet shumë në faj për sjelljen e tij të një dite më përpara dhe do të dijë nëse Ibrahimi i mban mëri apo e ka falur. Pashai i thotë se është gjithmonë e falur, pasi është pasardhësi i parë, drita syve të tij.
Më pas Mustafa i kërkon që të kalërojnë sërish së bashku, por fillimisht Pashai do ketë çështje të shtetit për të diskutuar me Madhërinë.Teksa kalon vetëm në korridoret e sarajit, Sulltani do dëgjojë Dajën me Symbyl Agën duke folur. Ato diskutojnë gjendjen shëndetësore dhe mendore të sulltaneshës Mahidevran. Nisur nga kjo, ai shkon menjëherë tek Mahidevrani dhe e gjen atë në gjendje po aq të keqe sa ato të dy e përshkruanin. Sulejmani i kërkon të mbledhë veten menjëherë, pasi me këto reagime ajo po trémb shumë edhe Mustafanë.