Netflix njoftoi se ka filluar zyrtarisht prodhimi i sezonit të dytë ‘Emily in Paris , duke xhiruar në vendet franceze si Paris dhe St. Tropez. Seriali hit, i cili vjen nga krijuesi i Sex and the City Darren Star, ku luan Lily Collins si një grua e re që lëviz nga Çikago në Paris për të ofruar një perspektivë amerikane për agjensinë e firmës së saj të marketingut, Savoir.
Netflix zbuloi gjithashtu se numrat e shikueshmërisë për sezonin e parë të shfaqjes, arritën në 58 milionë familje në të gjithë globin në 28 ditët e tij të para, duke e bërë atë serialin e tyre më të popullarizuar të vitit 2020. Pas suksesit të serialit, ajo fitoi nominimet e Golden Globe në Shkurt, e nominuar për aktoren më të mirë – komedi/muzikal TV, dhe shfaqjen për komedinë ose muzikalin më të mirë.