Rep-artistja shqiptare me famë botërore, Loredana Zefi, është nominuar për të tretën herë në “MTV Europe Music Awards 2021”. Ajo për dy vite radhazi është zgjedhur si “Performuesja më e mirë zvicerane”, gjersa sivjet është nominuar në po të njëjtën kategori.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në InstaStory duke i pyetur fansat nëse kanë votuar.
Krahas Lorit, në garë për këtë çmim është edhe këngëtari tjetër nga Kosova, Gjon Muharremaj.
Të tjerë që garojnë në këtë kategori janë edhe: Arma Jackson, Monet192 si dhe Stefanie Heinzmann.
MTV EMA 2021 kësaj radhe do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena, Hungari./