Covid 19, ky virus i padukshëm bëri që të gjithë ne të përballemi me një normale të re. Kujdesi për higjenën, vendosja e maskave dhe mbajtja e distancimit fizik ishin tre prej këshillave kryesore të mjekëve në mënyrë që të mos rrezikohemi nga ky virus. Shumë prej nesh nuk jemi prekur nga Covid 19 edhe pse çdo ditë jemi në përballje me këtë rrezik, por ka dhe shumë të tjerë që tashmë e kanë kaluar. Dikush me lehtë, dikush më rëndë e dikush tjetër edhe dy herë.
Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, kanë qenë disa personazhe të cilët e kanë kaluar Covid-19, ku kanë rrëfyer historinë dhe kanë përçuar mesazhe në luftën ndaj këtij virusi që ende po qarkullon e madje rastet po shtohen dita ditës.
Valbona Nathanaili studiuese, Ina Pojani blogere, dhëndri i 65-vjeçarit që u vetëvra tek spitali Shefqet Ndroqi, deputetin Gjetan Gjetani dhe në një lidhje Skype Fatmir Toçi, ish-deputeti i PS, njëherazi botuesi i Toenës, i cili për momentin ndodhet në Qerret në fazën e rekuperimit pasi ka kaluar me vështirësi Covid 19.
Rrëfimin e parë e ka nisur studiuesja Valbona, e cila ka treguar si e kaloi Covid-19 së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre Juna.
Rudina Magjistari: Zonja Valbona, si ndodhi ne familjen tuaj, të tre të infektuar në familje, kush u infektua i pari prej jush?
Valbona Nathanaili: Nuk jemi në gjendje ta themi, kanë qenë vetëm supozime. Fillimisht menduam se ishte Andrea, burri, sepse temperatura iu shfaq atij të parit. Filluam të merrnim në konsideratë të gjitha simptomat që kishim shfaqur dhe arritëm në përfundimin që nuk mund të ketë qenë Andrea, por mund të kem qenë unë. Ndërkohë që Andrea kishte temperaturë, unë kisha marrje mendsh që ishin jashtë të zakonshmes. Jemi në mëdyshje kush ka qenë pacienti 0, nuk e dimë ku e kemi marrë, kemi qenë shumë të kujdesshëm.
Përdornim maska, dezinfektantë dhe kemi zbatuar çdo protokoll që ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë. Edhe vajza është përtej të kujdesshmes me këto masa. Pasi i iku temperatura Andreas nisi të kisha unë temperaturë, e më pas vajzës. Nuk kishim çfarë të bënim tjetër veç se të respektonim ato masa që janë për këtë sëmundje. U konsultuam me mjekë që ishin dhe miqtë tanë dhe ajo që sugjeronin ata domosdosshmërisht është mjekimi direkt sa shfaqet temperature e lartë.
Përpara se të merrnin përgjigjen e tamponit të tre filluan mjekimin pasi tamponi vonon. Simptomat që ata përjetuan ishin temperature e lartë, marrje mendsh, shtrëngim frymëmarrje dhe djersitje.