Vaksina është alternativa e vetme, për të shpëtuar botën nga koronavirusi. Një studim i fundit i Universitetit të Harvardit, ka dalë në përfundimin se pa vaksina ose ilaçe, karantina do të zgjasë deri në vitin 2022.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Science” nga Shkolla e Shëndetit Publik T. H. Chan në Universitetin e Harvardit, karantina do të zgjasë, me periudha shkëputje dhe rikthimi deri në vitin 2022. Sipas kërkuesve, kjo situatë duket se do të shkojë në disa vite. Pa ilaçe dhe vaksina specifike, me lehtësimin e kufizimeve, Covid-19 do të kthehet periodikisht deri në 2024.
Të gjitha simulimet, rezultat i një modeli matematikor, tregojnë se infeksioni ka të ngjarë të rifillojë sapo të hiqen kufizimet.
Një faktor vendimtar i panjohur mbetet akoma për t’u përcaktuar në llogaritjet, përkatësisht kohëzgjatjen e mbrojtjes së dhënë nga antitrupat anti-COVID-19. Kjo është arsyeja pse studiuesit theksojnë nevojën për të kryer studime serologjike mbi popullatën urgjentisht.
Në të gjithë botën kanë humbur jetën 123.404 persona dhe 462.433 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 25.195 viktima dhe 603.496 janë prekur nga virusi. Koronavirusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë./tiranatoday.al