Mbrëmjen e sotme ka plasur debati në emisionin “Open” ku moderatorja Eni Vasili është ‘përplasur me deputetin socialist Alket Hyseni. Teksa ka folur ky i fundit ka ndërhyrë moderatorja, duke i ndalur fjalën, ndërkohë deputeti i është i drejtuar që mos ta ndërpresë ku dhe i ka thënë se Vasili nuk e ka qejf Partinë Socialiste.
Pikësisht në këtë moment moderatorja është nxehur duke i thënë depuetit që mos të bëjë etiketime se me cilën parti është.
Pjesë nga debati:
Vasili: Më fal pak Hyseni…
Hyseni: Të lutem mos më ndërprit mua se po flas, e di që s’e pëlqeni PS, por më lini të flas unë për PS meqë jam pjesë e saj.
Vasili: Mos bëni etiketime, mos më thoni mua kë pëlqej dhe kë jo, nuk keni të drejtë, unë jam këtu për të drejtuar emisionin.
Hyseni: Po nuk më ndërpret dot mua se po flas…
Vasili: Të ndërpres që ç’ke me atë punë ore, çfarë thua o Alket?!
Hyseni: Kjo studio s’është e jotja është e topchannel.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Vasili: Ou? E imja është, emsionin e drejtoj unë!
Hyseni: Ps është ajo parti që…
Vasili i ndërpret sërish
Hyseni: Do më lësh të përgjigjem unë apo jo? Se latë të përgjigjen të gjitha pyetjet për PD.
Vasili: Të gjitha le të përgjigjen.
Hyseni: Retorikën e politikës le ta bëjnë në fushatë këta, jo në studio.