Studio e Për’puthen Prime është plot me emocione dhe ka marrë ngjyrën e “dashurisë”. Bruno është kujdesur që ta mbushë me tollumbace dhe të vendosë një tavolinë të kuqe në mes për të bërë gjithçka romantike.
Të gjithë këtë e kishte përgatitur për Efin, me të cilën ka pasur një takim shumë të bukur dhe duket se do ta cojnë marrëdhënien në një fazë tjetër.
“Të kam thënë që çdo gjë që do të përjetosh për herë të parë në këtë studio ta kesh nga unë. Më kanë ikur pak fjalët tani. Shpresoj që pas gjithë kësaj të jetë rrugëtim i bukur si për mua si për ty dhe të gjejmë kuptimin e çdo gjëje”, tha Bruno.
Më pas tregoi se i ka bërë një dhuratë. “Kemi folur shpesh për pjesën e klikut dhe ka një shishe shampanjë së bashku me 2 gota dhe me shprehjen: ‘Është ajo lidhje që ne nuk e shpjegojmë dot’” – shtoi Bruno.