Sara dhe Jonela kishin ftuar sot në rubrikën ka një mesazh për ty Bleonën, për t’i bërë një surprizë me spikerin e lajmeve të televizionit Klan, Reis Çiço.
Jonela, kushërira e Bleonës, tha se ajo është e apasionuar pas gazetarisë dhe botës së televizionit, por sidomos pas Reis Çiços. Sipas saj, ai transmeton emocion në prezantimin e lajmeve. Meqenëse Bleona nuk arriti ta fitonte degën e Gazetarisë, Jonela dhe Sara menduan ta ftojnë Bleonën në Televizionin Klan për ta bërë pjesë të medias, qoftë edhe për pak minuta.
Pasi Bleona merr ftesën dhe vjen në studion e “Ka një mesazh për ty”, rrëfen ëndrrën e saj për të studiuar Gazetari, të cilën nuk dëshiron ta lërë të mbyllur në sirtar, madje, shpeshherë, tregon ajo, ka provuar edhe të prezantojë lajmet para pasqyrës.
Bleona dhe Sara i dhanë mesazhin Bleonës, kur nga studio e lajmeve foli Reis Çiço: “Ardit! Jemi studio e lajmeve. Do të bëjmë një Breaking News për shkak të një ngjarjeje, e cila është në zhvillim e sipër dhe që ka pushtuar mbarë mediat botërore!
“Zonja dhe zotërinj, jemi në këtë lidhje të pazakontë për tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut” – thotë Reisi duke sajuar lajme, ndërkohë që Bleona emocionohet dhe përlotet.
Pas kësaj, Reisi vazhdon: Unë do të jap një lajm tjetër, i cili është shumë më pozitiv. Ju e dini të gjithë që studioja e lajmeve është vendi më i shenjtë, ku jo çdokush mund të hyjë në një televizion, e aq më tepër këtu në Tv Klan. Sot do ta prishim këtë shenjtëri, pasi ndoqa gjithçka po ndodh atje. Unë e ftoj Bleonën të vijë në studion e lajmeve!”
Kështu, Reisi e përgëzoi Bleonën për pasionin e saj dhe e pyeti përse i pëlqen gazetaria. Bleona tha se jo vetëm që e ka pasion, por edhe mësuesit e kanë inkurajuar. Ajo tha se e ka ëndërr të jetë një ditë në tryezën e lajmeve: “Është ëndërr! Si një magji!”
Pas kësaj, Reisi i tha Bleonës që duhet ta ndjekë ëndrrën, sepse nëse ka vullnet, nuk ka gjë që nuk arrihet.
Të dy provojnë të drejtojnë një edicion informativ së bashku. Reisi mëson Bleonën se si të prezantojë lajmet, por habitet nga aftësia e saj dhe shprehjet: “Çfarë të të them Ardit! Duhet të fillojë punë sot!”. Reis Çiço i dhuron një stilolaps spikeres së ardhshme të lajmeve, duke i uruar sukses dhe në një të ardhme të përfundojë në studion e lajmeve.