Popullsia në moshë pune do të bjerë ndjeshëm ne Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukraine, por në një skenar zero të emigracionit rënia në Shqipëri do të ishte më e ulët.
Duke analizuar të dhënat e Kombeve të Bashkuara, Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike zhvilloi dy skenarë për ecurinë e forcës në punës në Ballkanin Perëndimor.
I pari, një zhvillim i vazhdueshëm natyror i popullsisë
I dyti, me migrim zero
Sipas të dy skenarëve, popullsia në moshë pune nga mosha 15-64 vjeç do tkurret në të gjitha vendet e rajonit.
Në skenarin e parë, rënia e popullsisë do të jetë më e theksuar, me 24% në Shqipëri, 17% (në Mal të Zi) deri në 35% (në Ukrainë).
Në skenarin e dytë, i cili supozon se nuk do të ketë migracion të jashtëm, rënia do të ishte më pak e theksuar.
Për Shqipërinë, në veçanti, një skenar i tillë do të ishte shumë i favorshëm: pa migracion, popullsia në moshë pune do të tkurret me vetëm 9%, në vend të 24% si në skenarin e parë.
Për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me nivele aktualisht të larta të emigracionit, rezultati do të ishte i ngjashëm, d.m.th. rënia e popullsisë do të ishte dukshëm më e ulët nëse emigracioni do të ishte afër zeros.
Analiza tregon se, në përgjithësi, ka pasur humbje të konsiderueshme demografike në vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të zhvillimit natyror të popullsisë dhe migrimit të lartë të jashtëm. Migrimi do të vazhdoje sa kohë që faktorët shtytës dhe tërheqës vazhdojnë, duke bërë që popullsia e këtyre vendeve të tkurret më tej në dekadat e ardhshme. Në afat të gjatë, humbjet demografike do të ndikojnë në perspektivën demografike të këtyre vendeve.