Ministria e Shëndetësisë nuk pranon që studentët e viteve të para të zhvillojnë mësimin për një javë në auditore, një kërkesë e ministres së Arsimit Evis Kushi.
Ministria e Arsimit kërkoi që në vijim të propozimit të datës 29.10.2020 të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për zhvillimin e procesit mësimor vetëm në distancë dhe pa prezencë fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të lartë, MASR me shkresë nr.5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që për studentët që fillojnë për herë të parë një program studimi tëlejohet prezenca e tyre në IAL, në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja me qëllim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit mësimdhënës pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njohen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se lejimi i prezencës së studentëve që fillojnë për herë të të parë një program studimi sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik është i pamundur.
Pas mbledhjes së komitetit të ekspertëve është vendosur që në muajin e parë të mos ketë mësim nëpër auditore. Dy ditë më parë, kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli u shpreh se mësimi duhet të kryhet online për të paktën 1 muaj.