Reperi Stresi ka zbuluar fjalët e para që i tha Noizy, pas përfundimit të rrugëtimit në “Big Brother Vip Kosova”. Stresi tregoi se Noizy i ka thënë se brenda shtëpisë është përmendur për disa gjëra, e se ngjarja me Julianën ‘ia ka nxirë jetën’.
“Ai më tha, ma ke nxi jetën aty. Ai e ka kuptu se nuk ishte faji im, kemi bisedu. Iu ka bo qefi shumë”
I pyetur për bashkëpunim me Noizyn, Stresi tha se nuk kanë caktuar ende datë, por sipas tij kur të publikohet do thyejë rekorde.
Po ashtu, Stesi u pyet edhe për lidhjen me Keisin, por këtu u tregua i rezervuar duke mos dashur të flasë shumë. Ai nuk zbuloi nëse ka shpresë për ribashkim.