Sonte emisioni “Stop” trajton sonte një tjetër skandal në sistemin shëndetsor. Një pacient është shtruar në spital, për t’u kuruar nga covid 19, por ai ka ndërruar jetë pak ditë më pas.
Familjarët denoncojnë, se pacienti është grabitur në spital, kur ishte në kushte intubimi.Ata tregojnë, se i janë drejtuar organeve kompetente, por asgjë nuk është bërë, ndaj emisioni “Stop” i ka mbetur si shpresa e vetme.
Ky skandal i ri vjen, kur ende nuk është shuar jehona e “Tires së Sanatoriumit”, që i mori miliona lekë vajzës së një pacienteje, për t’u kujdesur për të ëmën. Por kjo e fundit ndërroi jetë, dhe sic i thoshte të bijës, e linin pa bukë e ujë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Për më shumë detaje, mos e humbisni emisionin e sotëm “Stop” në orën 20.10 në ekranin e Tvklan..!