Në orët e para të së Hënës në Shqipëri u identifikuan 2 personat e parë me COVID-19, njohur ndryshe si “koronavirus”. Ndërsa kryeministri Rama ka urdhëruar mbylljen e shkollave me një afat 2 javor, dhe të gjitha tubimet dhe aktivitetet e ndryshme ku ka grumbullime, redaksia e emisionit investigativ “Stop” ka bërë gjithashtu dhe një njoftim për të gjithë qytetarët.
Përmes faqes zyrtare në Facebook, redaksia e emisionit të TV Klan ka bërë thirrje që qytetarët mos të paraqiten në redaksi për të bërë denoncime por të telefonojnë ose kontaktojnë përmes numrave të vendosur në dispozicion nga redaksia.
Të detyruar nga situata e krijuar me përhapjen e koronavirusit në Shqipëri dhe në kuadër të masave paraprake për kufizimin e këtij virusi, Redaksia e emisionit “Stop” njofton, se të gjitha ankesat dhe denoncimet tuaja, do të pranohen me telefon, whats app, viber, facebook dhe të gjitha format e komunikimit on line.
Jeni të lutur të mos vini vetë fizikisht në ambientet e TV Klan, deri në normalizimin e situatës dhe në një noftim të dytë.
Do të mbetemi gjatë gjithë kohës zëri dhe veshi juaj!
Jua falenderojmë për mirëkuptimin dhe ju kujtojmë kontaktet tona… 0672208888
Shkruhet në njoftimin e redaksisë së “STOP” në TV Klan./IMA/