Së shpejti, në skenën e teatrit do të vihet një komedi e re me regji të regjisores së njohur Inis Gjonit. Kjo shfaqje ka bashkuar disa prej moderatorëve të emisioneve të ndryshme si “Stop”, “Boom”, “Gardërobë”, “Më fal për shprehjen” dhe “Pa limit”. Pra, ata moderatorë të cilët të gjithë e dimë që janë edhe aktorë shumë të mirë.
E thënë më konkretisht, pjesë e kastit do të jenë: Rozana Radi, Genti Zenelaj, Romir Zalla, Bes Bitraku, Met Xhelili, Ana Lika, Ervin Bejleri.
Burime për Blitz.al kanë pohuar se kanë filluar provat e para të shfaqjes dhe ne themi me siguri se duke parë kastin e aktorëve ka për të qenë një nga komeditë më të bukura. Gjithashtu theksojmë edhe faktin se Rozana Radi ka qëndruar disi e distancuar nga aktrimi kohët të fundit, por kjo komedi ka mundur ta kthejë sërish në skenë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të shijojmë komedinë./Blitz.al/