Konflikti i ndodhur dy netë më parë midis dy artistëve Flori Mumajesi dhe Stine në përfundim të natës finale të “Kënga Magjike 2015” është bërë lajmi i ditës në arenën e showbizit shqiptar. Edhe pse ende shkaqet mbeten të paqarta për publikun vetëm sot Stine ka reaguar personalisht në programin Dance With Me, ku ai është konkurent.
“Dua të kërkoj ndjesë. Ne artistëve nuk na shkojnë këto incidente. Unë dua të shijoj spektaklin, nuk dua të flas për atë inicident. Nuk jam nga ata artistë që e kërkojnë famën në këtë mënyrë, sepse atë e kam tashmë”. Kanë qenë këto fjalët e kantautorit Stine, gjatë mbrëmjes së sotme në spektaklin “Dance With Me”, lidhur me konfliktin e ndodhur dy netë më parë mes tij dhe kantautorit Mumajesi, në përfundim të “Kënga Magjike”.
Une mendoj se kjo nuk eshte gje shume e mire per stine
po e tha ate qe sa vite i mbeti brend pa e then i lumt , shpertheu nje here te pakten. por es
dhe rina ka te drejt
mua me pelqen shume kenga e stines por te thoshte ai kete gje se besoj