Sezoni i ri në Vizion Plus do të sjellë edhe një nga sukseset e dy viteve të fundit të produksioneve turke.
Pas suksesit në Tring dhe kërkesa të shumta të publikut, edhe në redaksinë e IMA, Vizion Plus ka vendosur të propozojë romancë-komedinë “Stina e Qershive” (Kiraz Mevsimi) për të gjithë teleshikuesit në programacionin e sezonit të ri duke filluar nga data 3 tetor, nga e hëna në të premte ora 18:00.
Një prodhim i vitit 2014 për kanalin Fox Turk, seriali ka arritur të depërtoj suksesshëm edhe në Itali në Canale 5.
Një histori dashurie dhe ndjenjës së pa shprehur, që e ka zanafillen që në vogëli, të Oyku (Ozge Gurel) vajzës modeste që jeton me të emën dhe vëllain e vogël, për Mete (Daghan Gulegec), djali i cili nuk është në dijeni të asaj çfarë ndjen Oyku. Rivali i tij në dashuri Ayaz (Serkan Cayoglu), një arkitekt i suksesshëm që punon me Mete, është në djalë i ri, i pasur, i pashëm, arrogant, dhe don zhuan. Ai është gjithashtu i biri i fashion designer-it të njohur për të cilin punon Oyku. Endrra e vajzës është bota e modës dhe stilimit por a do t’ja arrij ajo qëllimit për t’u afirmuar në këte sektor mes dashurisë dhe profesionit?