“Stina e Qershive” (Kiraz Mevsimi), soap drama, aktualisht në transmetim në platofrmën Tring, e cila startoi dje në Canale5 duke u bërë prodhimi i parë kinematografik turk, në Mediaset, duket se ka arritur të hyj në zemrat e publikut italian. Komentet e të cilëve, kryesisht në rrjetet sociale kanë qënë mjaft pozitive duke dhënë edhe shenjat e para të vlerësimit për prodhimet turke po ashtu edhe një sinjal për mediat italiane, që pse jo sezonin e ardhshëm të tërheqin më tepër prodhime turke.
Nuk eshte hera e pare qe teleshikuesit italian i propozohet nje serial turk pasi 1 vit me pare ne kanalin satelitor Babel Tv ata paten mundesi te ndjekin serialin historik Sulejmani i Madherishem qe u prit shume mire. Por kjo eshte hera e pare qe nje serial turk zbarkon ne nje kanal kombetar dhe kaq te rendesishem si Canale 5. Nje testim qe do te provoje nese serialet turke do mund te pushtojne edhe tregun italian televiziv. Vallë do t’ia arrij qellimit?
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia!