E dimë që edhe për disa javë në vazhdim nuk do t’i heqim xhupat/xhaketet, por pranvera/vera vjen aq shpejt! Sidomos kur të gjen të papërgatitur. Ndryshe nga sezonet e tjera, këtë sezon merreni shtruar dhe investoni tek veshjet e thjeshta dhe gjëra që i rezistojnë kohës. Çfarë mësuam vitin e fundit është sa i rëndësishëm është prakticiteti, prandaj para se të blini gjëra të reja, mendjen këtu! Çfarë ju duhet vërtet këtë verë?