Steven Seagal dhe Van Damme do të xhirojnë në vendin tonë një pjesë të filmit të ri
Dy aktorët e Hollivudit Mel Gibson dhe Jean Claude Van Damme pritet të vijnë në Shqipëri. Dy ikonat e kinematografisë amerikane, do të fillojnë xhirimet e një filmi aksion. Mësohet se pjesë e skenarit do të jetë bashkëjetesa fetare në Shqipëri. Detaje më të hollësishme mbi datën se kur do të nisin xhirimet dhe kohën sa do të qëndrojnë në vendin tonë, nuk bëhen të ditura.
Dy aktorët në fjalë kanë një karrierë të pasur në kinematografinë ndërkombëtare.
Rreth një vit më parë Jean Claude Van Damme luajti në filimin “Kill ’em All” rolin e një djali shqiptar të cilit i vranë babanë kur ishte 11 vjec.
Ky film ishte pjesë e Sony Pictures Home Entertainment me regjisorin shqiptar Pjetër Malota. Ardhja e dy aktorëve pritet të suprizojnë qindra fansa që janë shumë të dashur edhe në Shqipëri.