Është talent të këndosh, por e admirueshme është të kesh fuqin ta tregosh, sidomos kur natyra është treguar pak e kursyer me ty. E në fakt kjo është ajo që sytë e shqiptarëve arritën të shohin në një mbrëmje emocionuese të “The Voice of Albania”, të një njeriu të veçantë. E kemi fjalën për Stenaldon, djalin e guximshëm që mori kurajon të ngjitet në skenën e talent show-t të “Top Channel” me një fuqi zëri të admirueshme.
Stenaldo është 17 vjeç dhe vjen me histori mjaft interesante, si në planin personal, ashtu edhe muzikor në “The Voice”. Ai vetëm kur ishte 3 javësh ka humbur babanë e sikur të mos mjaftonte kjo, Stenaldo ka humbur edhe shikimin. Ai ka një mama të përkushtuar në maksimum ndaj tij, e cila përpiqet në çdo hap t’i mbushë boshllëqet e krijuara si dhe të kapërcejë pengesat e vështirësitë me të cilat ai ballafaqohet edhe për shkak të humbjes së shikimit. Është pikërisht mamaja e tij, nxitësja kryesore për të ardhur në “The Voice”. Ndërsa në planin muzikor, Stenaldo vjen shumë i pasur. Ai ka studiuar 6-7 vjet për piano, si dhe ka performuar në disa koncerte të vogla me karakter lokal. Stenaldo gjatë një konkurimi në Mal të Zi është shpallur edhe si këngëtari më i mirë. Me ardhjen në “The Voice” ai po përpiqet t’i krijojë mundësi të reja vetes, si dhe të dëshmojë se asnjë pengesë fizike nuk mund ta ndalë një njeri, që të materializojë pasionet dhe dëshirat që ai ka.
Stenaldo ka arritur të hyj në shijet muzikore të mentores Alma Bektashi dhe në zemrat e të gjithë shqiptarëve! Stafi i “IMA” i uron thellësisht suksese në këtë rrugë sa të vështirë, aq edhe të guximshme.
IMA / S. Dema
Doja te thoja dy llafe per Stenaldo ….
Io la conosco da quando aveva pochi ani ,
E da subiti mi sono reso conto di che pasta era fatta ,,
E una persona molto speciale ,con un carattere di ferro ,e con tanti passioni ,ma piu di tutti la musica ..
Da piccolo lui non smetteva di parlare di musica ,strumenti ,canzoni e cantanti ,,,e di MILAN la sua squadra del cuore .
La musica per lui era un sogno ,un sogno che grazie al suo carattere e la sua tenacia la fatto reale ..
Se Vedo Da Dove Vieni -Sapro Di Certo Dove Andrai
Un grande abbraccio e in- bocca al lupo –