Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë sapo ka nisur nata e parë e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH, i konsideruar në vite si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare.
Nën prezantimin e të mirënjohurit Adi Krasta në festival vijnë 22 krijimet më të mira të përzgjedhura nga rreth 70 pjesmarrës që dëshëronin të merrnin pjesë.
Organizatorët kanë paralajmëruar se Fest ’56 do të rikthejë elitën e artit dhe të kulturës shqiptare. Drejtori muzikor i festivalit Sokol Marsi, duke vlerësuar cilësinë e këngëve, tha se krahas këngëtarëve të rinj, në skenë do të rikthehen emrat e mëdhenj të muzikës së lehtë, pjesë e këtij festivali prej vitesh, të konsideruar si emblema të muzikës së lehtë shqiptare.
Skena e festivalit i është besuar skenografit Albi Çfliku, ndërsa regjia një tjetër emri të njohur, regjisorit Pali Kuke.
Të ftuarit e festivali dhe suprizat janë të shumta. Një prej tyre është kantautori italian Roccardo Cocciante mjaftë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar i cili do të sjelli disa nga perlat e muzikës së tij.