E ndërsa në fillim të Qershorit na prezantoi me serialet që do të sillte në verë, Tring sot ka një datë për një prej tyre. E kemi fjalën për “Trrumcaku”. I njohur me titull origjinal Çalıkuşu, seriali vjen si një dramë romantike turke e vitit 2013 e transmetuar në Kanal D bazuar në një novelë turke me të njejtin emër nga Reşat Nuri Günteki. “Trrmcaku” gjithashtu ishte dhe një nga serialet e sugjeruara nga IMA verën e kaluar që duhet të ishtedhe si gjithmonë zëri jonë nuk shkon në vesh të shurdhër!
SINOPS
Feride, personazhi kryesor, ka qënë që e vogel jetime duke u rritur detyrimisht në shkolla me konvikte ku pushimet e verës i kalonte pranë tezes së saj. Gjatë kësaj kohe ajo dashuohet me kushëririn e saj simpatik Kamran. Dashuria e tyre në episode, sa vjen e shthet duke e çuar serialin në një udhëtim në trenin e dashurisë, trimërisë por edhe satirës.
Nën rolin e Feride është Fahriye Evcen e cila vjen për të herë të parë në televizionin shqiptar ndërsa nën rolin e Kamran është pikërisht Burak Ozcivit, i ardhur më parë si protagonist në “Sulejmani i Madhërishëm” dhe sëfundmi në serialin e Tring, “Kara Sevda” nën rolin e Qemal.
“Trrumcaku” do të nisë fluturimin e tij më 13 Korrik ora 21.00 në Jolly HD dhe më 16 Korrik në të njejtën orë në 3Plus./imalbania.com/