Ka çelur sot dyert eventi më i madh i tregut ndërkombëtar televiziv. Bëhet fjalë për MIPCOM një aktivitet, i cili shënon këtë vit edicionin e tij të 33-të.
MIPCOM është një aktivitet disa ditor që ka si synim reklamimin për blerjen e programeve të reja televizive si seriale, filma, drama por edhe patenta emisionesh të ndryshme, që mund të shfaqin interes për blerësit të cilët janë përfaqësues të televizioneve.
Ky aktivitet ka një interes mjaft të madh nga mediat, i cili vjen duke u rritur si me shtimin e prodhimeve televizive por gjithashtu edhe të kërkesave të shikuesëve të cilat janë më të specifikuara.
Eventi është duke u mbajtur në Kanë të Francës për katër ditë 16-19 Tetor.