Sonte në mbrëmje do të çeli edicionin e tij të rradhës festivali kinematografik “Pristina International Film Festival” i cili zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, ku do të shfaqi prodhime kinematografike, premiera botërore por edhe lokale.
I pritur ne një interes mjaft të madh PriFest do të ketë hapjen solemne në orën 20:30 (22/04/16) në Kinemanë e Hapur në Prishtinë ku më pas në orën 21:00 do të sjelli premierën e parë të filmit “Medierranea”.
I ftuar special në ceremoni është dhe aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për here të pare në Prishtinë falë PriFest.
Përveç ceremonisëi së hapjes, e gjithë java do jetë e mbushur me programe, workshop-e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit , shumë prej të cilëve janë profesionistë të nominuar për çmime si Oscar e shumë vlerësime të tjera të rëndësishme kinematografike.
Të gjitha këtyre i shtohen edhe festat e shumta çdo natë në vendet më cool të qytetit.
InfoMedia Albania, si media partner i PriFest do t’ju informojë mbi çdo të re në kohë reale mbi këtë event.
Hapsirat e festivalit gjatë një jave janë:
– Sheshi Zahir Pajaziti për shfaqjet e filmit falas nga ora 20.00h dhe 22.00h cdo mbremje (ne rast shiu, filmat e paraparë për tu shfaqur këtu do të shfaqen në Sheshin 21, hapsirë e brendshme)
– Salla e Kuqe dhe salla Atelie në katin e lartë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do të mbahen projeksionet e filmit mbasdite duke filluar nga ora 18.00, 20.00, 22.00 gjegjsisht 19.00, 21.00 ne sallen Atelie. Nderkohe në hapsirën para derës së sallës së kuqe në tapetin e kuq do të vendoset hapsira për media dhe konferenca për shtyp që do të mbahen cdo ditë nga ora 11.00 – 13.00
– Salla e Amfiteatrit të American School of Kosova në katin poshtë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do t në katin e lartë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) shfaqen filmat nga ora 15.00 pasdite si dhe disa debate që fillojnë nga e hëna e deri të premten.
– Sheshi 21 ku duke filluar nga nesër me 23 prill e deri me 27 prill do të jetë një program I ngjeshur me shumë prezentime ekspertësh, diskutime, takime profesionistësh të filmit. Në këtë hapsirë në datën 28 prill do të shfaqen edhe një pjesë e programit të rregullt të filmave që do të zhvendosen nga salla e kuqe.
– Hapsirë tjetër është edhe Hotel Viktori dhe Swiss Diamond Hotel ku do të mbahen workshope dhe trajnime të mbyllura për pjesëmarrësit me projekte filmi.
Të gjithë filmat do të jenë gratis/falas për studentët dhe pensionistët nga mosha 65 e tutje. Për të tjerët në shitje është kartela JAVORE që kushton 10€ dhe me te mund të shihen të gjithë filmat në festival, ndërkohë që bileta individuale për një film kushton 3€. Shitja e biletave fillon nga sot në orën 12.00h dhe biletat mund të blehen cdo ditë te Salla e Kuqe. Programi I filmave mund të shkarkohet nga faqja e internetit të PriFest www.prifest.org si dhe në facebook ku do të reklamohen edhe të gjithë filmat e programit. Filmat promovohen edhe në partnerët medial të festivalit, televizionet, portalet, radio etj. Shkarko programin dhe shkarko katalogun e filmave
Nëse jeni dashamirës të filmit, gjatë javës që vjen, Prishtina ju fton në vizitë! Rezervo Javën!