“Intikam”, versioni turk i serialit amerikan nën logon e ABC “Revenge” duke filluar nga dita e Premte, do të shfaqi premierën e tij të parë në Televizionin Klan duke zënë fashën orare të “Maral”.
I titulluar në Shqip si “Hakmarrje”, seriali do të rikthejë pas shumë kohësh në ekran një prej aktoreve më të dashura të shqiptarëve por edhe më të spikatura të kinematografisë turke, Beren Saat.
Sinops
Yağmur Özden shpërngulet në një lagje të pasur buzë Bosforit në Stamboll. Emri i saj i vërtetë është Derin Çelik. Babai i saj Adil është dënuar pa të drejtë për një krim që ai nuk e ka kryer dhe më pas është burgosur.
Derin është rritur në jetimore, me idenë që babai i saj ka qenë fajtor. Adil dëshironte që e bija të merrte vesh të vërtetën dhe i lë asaj një ditar që t’ja jepnin një ditë.
Derin mëson të vërtetën e babait të saj kur mbush 18 – vjeç, por atëherë ishte shumë vonë. Babai i saj vdes në burg edhe pse i pafajshëm. Derin vjen në lagjen e saj të fëmijërisë me një identitet tjetër, me qëllimin për të marrë hak ndaj atyre që tradhëtuan të atin e saj.
Shifra rekord audience në Turqi, Greqi (Mega), Kroaci (RTL), Rumani (Kanal D), Pakistan (Geo), Vendet Arabe (OSN) etj.
“Hakmarrje” do të vijë çdo ditë nga e hëna në të premte, në orën 16:05, premierë absolute vetëm në ekranin e Televizionit Klan.
Kujtojmë seriali origjinal Revenge i Walt Disney është transmetuar në Shqipëri sezoni i parë në V+, ndërsa vazhdon të transmetohet me sezonet e tjera në Top Channel./imalbania.com/