Me një pyetje në llogarinë e saj, moderatorja Katerina Trungu ka zbuluar se shtatori do e sjellë në një tjetër ekran.
“Ku do të shohim në shtator?”, ka shkruar një prej ndjekësve, të cilit Katerina i është përgjigjur: “Nuk mund t’jua them akoma. Por do të shihemi nga ekrani shumë shpejt, në një televizion tjetër, me një program shumë shumë të bukur”.
Burime për Who kanë konfirmuar lajmin se Katerina do të jetë në një program të përditshëm në ekranin e “Tv Klan” së bashku me Vjollca Xhunga, e cila e ka shoqëruar në rrugëtimin e përditshëm të “Rreze Dielli” në “Report Tv”.
Deri më tani vetë Katerina nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër, ndonëse nga formati që ka drejtuar më parë ka lënë të kuptohet se do të jetë një emision familjar që do e sjellë sërish pranë amvisave në shtëpi.