Për shumë nga ata që ndjekin MTV formati i ri që do të fillojë në Top Channel nuk është aspak i panjohur. Ai është një përshtatje e formatit origjinal Jersey Shore. Një reality show i MTV në transmetim nga dhjetori i 2009 me protagonistë tetë të rinj të filmuar gjatë pushimeve verore në shtetin New Jersey, Miami Beach dhe Firence.
Ndërkaq versioni shqiptar ‘Aventurierët’ do të ketë tetë të rinj që do të përfshihen në sezonin e parë të reality show që do të udhëtojnë në plazhet e jugut të detyruar të punojnë me urdhërat e një manager-i të tmerrshëm dhe të pa shpirt. Ata do të përjetojnë çaste miqësie, pune, dashurie, pasioni, tensioni, intrige dhe shumë më shumë se kaq.
Duke mos e konsideruar në asnjë moment praninë e kamerave, këta personazhe të “Aventurierëve”, kanë kaluar çdo kufi të krijuar tashmë nga shoqëria shqiptare, duke bërë që çdo episod i sezonit të parë të këtij reality show të dhurojë emocione dhe surpriza. Produksioni u ka mundësuar atyre udhëtime në të gjithë Shqipërinë. Në të njëjtën mënyrë, ata nuk kanë bërë dallim mes Spillesë dhe vendeve të tjera si Jalë, Sarandë, Dhërmi, Durrës, Tiranë, Korçë, Pogradec e Theth, duke dhuruar të njëjtin spektakël. Por në të njëjtën kohë “Aventurierët”, shndërrohen në ambasadorë të promovimit të turizmit shqiptar.
Aventurierët është një produksion i Blueberry’s Production dhe Top Channel dhe do të transmetohet çdo javë duke filluar nga kjo e premte në orën 23.00
Por le të njihemi me 8 personazhet dhe skedat e tyre, me anët e forta dhe të dobëta të karakterit që i përfaqëson.
Një profil mjaft interesant dhe dinamik.
Emri: Xhoana Sula.
Pikat e forta:
1. Buzeqeshja
2. Aftesia flirtuese
3. Shoqeria
Pikat e dobëta:
1. Tiara
2. Dhembshuria
3. Gjaknxehtësia
Një djalë inteligjent dhe plot humor.
Emri: Alion Gashi.
Pikat e forta:
1. Magnet për femrat
2. Karakteri i fortë
3. Muzika
Pikat e dobëta:
1. Gjaknxehtësia
2. Kokfortësia
3. Xhoi
Një orator i shkelqyer dhe provokues debatesh.
Emri: Gëzim Tatani.
Pikat e forta:
1. Orator
2. Aftësia për të acaruar të tjerët
3. Mjekrra krenare
Pikat e dobëta:
1. Njerëzit e paaftë
2. Njerëzit jo seriozë në punë
3. Kritikat për thonjtë e lyer
Një vajzë elastike dhe gjithë sharm
Emri: Kri Gorasi
Pikat e forta:
1. Kërcimi
2. Aftësia për tu përshtatur
3. “Prapanica”
Pikat e dobëta:
1. Emocionalisht e paqëndrueshme
2. Paragjykimet ndaj saj
3. Marrja “borxh” e rrobave të të tjerëve
Një djalë me stil dhe humor thumbues
Emri: Stivens Bulku
Pikat e forta:
1.Ironik me nota të theksuara sarkazme
2. Stili i veshjes
3. Manipulues
Pikat e dobëta:
1. Gabi
2. Personalitetet e shumëfishta
3. Fiziku i tij
Donjeta, një ish banore e BIG BROTHER 9, vendos të marrë pjesë në Reality Show-n më të përfolur të momentit “Aventurierët”
Emri: Donjeta Sejdiu
Pikat e forta:
1. Karakteri
2. Stili i veshjes
3. Fiziku
Pikat e dobëta:
1. Të marrë urdhëra
2. Paragjykimi ndaj pamjes së jashtme
3. Vëmëndje ( attentions)
Një vajzë e guximshme por dhe e brishtë njekohësisht
Emri: Valmira Haldeda
Pikat e forta:
1.Fiziku
2. Serioziteti në punë
3. E guximshme
Pikat e dobëta:
- Naiviteti
- Paragjykuese
- Sinqeriteti
Një djalë plot humor dhe gjallëri
Emri: Arlind Denjalli
Pikat e forta:
1. Humori
2. Energjia
3. Pozitiviteti
Pikat e dobëta:
1. Fiziku
2. Dialekti
3. Zemërgjerësia