Netflix dhe CBS Studios International kanë nënshkruar një kontratë për licensimin e të drejtës së transmetimit të serialit të ri Star Trek në të gjithë botën.
Netflix do të transmetojë në streaming premierën ekskluzive të Star Trek në 188 shtete (përveç USA dhe Kanadasë). Çdo episod i serialit të ri do të jetë i disponueshëm në të gjithë globin 24 orë pas premierës amerikane.
Gjithashtu, të gjithë 727 episodet e vjetra të serialit Star Trek do të vihen në dispozicion të abonentëve të Netflix nga fundi i 2016.
Produksioni për episodet e reja të Star Trek do të fillojë në Toronto, në muajin shtator ndërsa premiera në janar të 2017-ës. Seriali rikthehet në televizion për herë të parë nga hera e fundit në 2005 me një anije kozmike të re, personazhe të rinj dhe misione të reja. Në SHBA, seriali i ri i Star Trek do të ketë një premierë speciale në CBS Television Network në janar 2017. Më pas, të gjitha episodet do të jenë të disponueshëm pêr amerikanët në shërbimin e videove online on demand CBS All Access.