Të gjithë jemi mësuar tashmë me idenë se një televizion lokal në krahasim me një televizion kombëtar si “Top Channel” apo “Klan”, nuk ka asnjë programacion intersantë, ku pjesën më të madhe e zë muzika dhe filmat të cilët ç’do pesë apo dhjetë minuta do tregojnë linkun nga janë shkarkuar në mënyrë pirate. Madje, ka dhe nga ato televizone të cilat mezi shpërndajnë sinjalin transmetues brënda qytetve të tyre, e jo më në nëpër rrethe. Ku cilësia e tyre vjen në një format mjaft te ulët siç është ai “SD” ose ndryshe “Standart Definition” në shqip “Cilësi Normale”.
Por ajo që do t’ju befasojë është se një televizion lokal në Shqipëri ka vrapuar më shpejt se ç’do televizion tjetër lokal por edhe kombëtar. Bëhet fjale për “Star Plus” televizion lokal I qytetit të shkodrës I cili ka kaluar transmetimet e veta në HD. Ç’do transmetim I këtij televizoni, filëmat apo emisionet janë në FULL HD. Duke e radhitur atë krah mediave vizive prestigjoze kombëtare përsa I përket teknologjisë.
Por ndërsa televizionet lokale kanë filluar të avancojnë dhe të rrisin investimet e tyre për teknologjinë, është për të ardhur keq se shumë televizione kombëtare të cilat arrijne shikueshmëri relativisht të madhe vazhojnë të transmetojnë ende ne “Standart Definition”, siç është “Vizion Plus” I cili ecën si breshka në aspektin e teknologjisë.