Nuk është më ‘sekret’, Alban Dudushi do të jetë pjesë e Vizion Plus në sezonin e ri televiziv pas largimit nga Top Channel.
Ashtu sikurse ju zbuluam ekskluzivisht gazetari i njohur do të fillojë një emision talk show tre herë në javë në ekranin e Vizion Plus. Të hënë dhe të mërkurë në orën 22:30 dhe të premteve në prime time.
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
Emisioni i ri i Alban Dudushit mban emrin Spotlight dhe do të jetë i ndarë në tre kategori. Target grupi i këtij emisioni janë mosha mbi 18 vjeç. Aktualiteti, Politika, Kultura, Show Biz, Profili i Personazheve, Histori Njerëzore, janë të gjitha elemente që qëndrojnë brenda një formati të tillë.
SPOTLIGHT Forum
Një format debati, me specialistë të një çështjeje të caktuar, opinionistë dhe zëra të ndryshëm publik që kanë një qëndrim në lidhje me këtë çështje.
SPOTLIGHT Follow Up
Një format analitik ku një çështjeje të caktuar i shkohet përtej diskutimit të nxehtë të ditës, duke e vendosur në një kontekst të caktuar, duke e krahasuar me raste të ngjashme dhe, apo duke futur elemente të investigimit mbi çështjen apo ngjarjen.
SPOTLIGHT Hard Talk, është ngjarja kryesore e javës, figura të rëndësishme politike, debate të forta aktualiteti. Sipas rastit, figura politike e ftuar në emision, përballet me pyetjet direkte të moderatorit, me mendimet e opinionistëve, me zërat e publikut dhe të profesionistëve.
Gjithashtu në varësi të temës personazhi qendror përballet me grupet e interesit të cilët mund të kenë përfaqësuesit e tyre në studio, apo mund të jenë pjesëmarrës të vendosur në publik, apo në ambientet e tyre në lidhje direkte. Hard Talk do të tentojë më tepër se sa debatin për debat, përballjen e personazhit qendror me kritikat apo reagimet ndaj veprimeve dhe vendimeve të marra. Për këtë arsye në një përballje të tillë preferenca do të jetë më shumë se sa përballje me opinionistët, përballje me përfaqësues të cilët janë të interesuarit direkt në lidhje me çështje të caktuara.
Ambicia e emisionit është një shikueshmëri sa më e madhe, duke u kthyer në një prej studiove më të rëndësishme në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare në përgjithësi. Megjithatë orientimi kryesor i SPOTLIGHT janë njerëzit e arsimuar, profesionistët, intelektualët të rinjtë dhe të rejat. Këto grupe sociale janë ata të cilët sipas përvojës time preferojnë më shumë se sa “sherrin” në studio, një debat më iluminues dhe në funksion të argumentit. Kjo është fasha e njerëzve 30 +.
Të rinjtë 16+ janë target i Pop SPOTLIGHT.
SPOTLIGHT afron në ekran pjesën më konsumatore të shoqërisë. Njerëz, të cilët kanë një fuqi blerëse të caktuar dhe që janë interesantë për aktorët e tregut. Shume biznese te medha mund te gjejne ne SPOTLIGHT targetin e duhur per te komunikuar ofertat dhe sherbimet e tyre.
Formati ne vetvete eshte mjaft fleksibel, ku ne varesi te sezonit mund te fokusohet ne në çështje të caktuara që janë të vendosura në kontekst. Kështu për shembull periudha e vjeshtës dominon me temat për arsimin, apo shëndetin, ku këtë vit vëmendja eshte tek COVID19, kjo do te mund te ishte terheqese per aktorët e sistemit jo publik.
Nëntor, Dhjetor është gjithashtu dhe muaji i festave, duke u fokusuar tek ato do te mund te ofroheshin hapesira reklamimi per kompani sherbimesh por edhe industrine ushqimore, rrjetet e supermarketeve etij, pasi kjo eshte edhe periudha ku njerezit blejne dhe konsumojne me shume. Ne kete kuader formati mund të ndahet me semestre temash, por pa e bërë të ngurtë emisionin, i cili kartë fituese ka ndjekjen e ritmit të aktualitetit.
Burimi Vizion +