Numri i abonentëve të Spotify arriti në 205 milionë në fund të vitit që lamë pas njoftoi kompania ditën e sotme.
Është një rritje me 14 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve aktivë në muaj ishte 489 milionë ose 20 përqind më shumë.
Kompania priste një numër abonentësh me pagesë prej 202 milionë dhe në total prej 479 milionë.
Lajmi vjen vetëm një javë pasi Spotify njoftoi shkurtime në vendet e punës duke prekur 6 përqind të fuqisë punëtore ose 600 punonjës.
Megjithatë Spotify postoi një humbje operative prej 231 milionë eurosh. Edhe pse në pamje të parë të jep përshtypjeje e një trendi negativ, kompania kishte parashikuar humbje në shifrat e 300 milionë eurove.
Të ardhurat mesatare për abonent ishin 4.55 euro. Spotify konsiderohet si platforma streaming e muzikës më e madhe në botë.