Nuk ka më dyshime, Ledion Liço është konfirmuar si prezantuesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP. Një ndryshim i madh, pasi dy edicionet e para u drejtuan nga Arbana Osmani, e cila la një shenjë të paharrueshme në zemrat e shikuesve duke u bërë ikonë e këtij formati.
Konfirmimi i Liços si prezantuesi i ri erdhi përmes spotit që u transmetua sonte në prime time gjatë finales së Dancing With The Stars, duke shuar çdo lloj dyshimi dhe thashethemi që qarkullonin në media dhe rrjete sociale.
Ky spot ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke shtuar pritshmëritë për një sezon plot surpriza dhe risi.
Me një eksperiencë të gjatë në ekran dhe një karizëm të veçantë, Ledion Liço premton të sjellë një frymë të re në këtë reality show. Ky është edicioni i dytë që Liço do të drejtojë, ndërsa konsiderohet edhe si formati që e rikthen atë në ekran pas një mungese të gjatë.
Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” pritet të jetë një nga më të ndjekurit, me një kombinim të shkëlqyer të elementëve të rinj dhe atyre tradicionale që kanë bërë këtë format kaq të popullarizuar në të gjithë botën. Në pritje të detajeve të mëtejshme, publiku mbetet i lidhur me ekranet e tyre për të mos humbur asnjë moment të kësaj përvoje televizive që pritet të jetë spektakolare.
Edicioni i tretë do të nisë në datë 13 Janar 2024