Nuk ka më Portokalli, AlPazar apo Kalifornia. Bëhuni gati sepse po vjen spektakli më i ri i humorit! Kosherja është shtëpia më e re ku emra të njohur dhe të ri të humorit shqptar do të mblidhen për të argëtuar teleshikuaesin çdo javë.
ABC ka vendosur të sjellë në programacionin e tij një format humori që pritet të jetë konkurenti më i ri në fushë betejën e formateve të ngjashme që transmetohen tashmë prej vitesh në televizionet shqiptare. Një lëvizje që mund të duket e nxituar por që mbetet një sfidë në tegun mediatik shqiptar. Nëse deri dje Portokalli ishte i vetmi spektakël i humorit në vend, largimi i Agron Llakaj nga Top Channel solli një zgjedhje alternative duke i dhënë teleshikuesit mundësinë për të ndjekur një tjetër dritare argëtimi por edhe afirmimin e emerave të rinj të estradës. Por kjo nuk e trembi aspak TV Klan i cili pas disa eksperimetve me formate të ngjashëm ka vendosur tashmë në ekran Klanifornia, i cili duket se nuk fitoi audiencën që pretendonte. Dhe në këtë trio emrash Kosherja do të jetë zgjedhja e katërt që pritet të bëjë diferencën në arenën e humorit shqiptar.
Pasi kemi zbuluar prezantuesien Jona Spahiu dhe aktorin Bes Kallaku, të shumtë janë emrat e aktorëve që i janë bashkuar formati. Drejtimi i formatit të ri vjen në regjinë e Altin Bashës që u largua nga Portokalli vitin e kalur.
Në spotin e ri është zbuluar edhe se kur do të nis transmetimin Kosherja. Do të jetë pikërisht muaji mars kur do të kemi premirën e spektaklit më të ri të humorit, i cili premotn risi dhe një humor më të përmbajtur në gjuhën e prdorur apo dhe etikën telvizive.