Siç dihet tashmë Luana Vjollca në sezonin e ri televiziv do të vijë me programin “Zemërluana” në ekranin e TV Klan. E nëse deri më tani kishte mjaft kuriozitet për llojin e formatit të emisionit, datën kur do niste dhe të tjera detaje, spoti i ri i programit na ka dhênë përgjigje për shumicën e pyetjeve që kishim.
Kështu, në promon e re që meqë ra fjala është e realizuar mjaft bukur dhe e frymëzuar nga “Legally Blonde” siç Luana e përmend, njoftohet se programi do të transmetohet të dielave, në “prime time” dhe nis më 6 nëntor. Siç kuptohet, formati do jetë si vazhdim i “Shiko kush Luan”, emisionit shumë të suksesshëm në Top Channel dhe po ashtu në krah të moderatores do jenë dy kapitenë.
Njëri prej tyre, sërish i pranishëm në spot, mesa duket do të jetë aktori Bes Kallaku. Megjithatë ekziston mundësia që thjesht të jetë vetëm pjesë e promos si aktor dhe kapitenët të jenë të tjerë personazhe, kjo mbetet për t’u parë.
Surpriza e klipit është padyshim skena e fundit, me praninë e disa prej aktorëve më të mirë shqiptarë, ku ka doza humori dhe vetëironie e thjesht nuk duhet humbur.