Emisioni i Top Channel nën drejtimin e Luana Vjollcës Pa Limit tashmë duke filluar nga kjo javë do të spostohet në një orar tjetër transmetimi.
Si pasojë e startimit të “Portokalli” më 5 Mars, fasha orare e të cilës ishte e mbuluar nga “Pa Limit”, ky i fundit do të spostohet një ditë më pas.
“Pa Limit” do të transmetohet të Hënave në orën 22:55, duke e spostuar atë kështu në një orar të planit të dytë mjaft të vonshëm. Duhet pranuar se Pa Limit nuk arriti pritshmëritë e duhura nga drejtuesit e Top Channel.