Një tjetër legjendë e futbollit botëror ka ndërruar jetë në këtë vit tepër tragjik.
Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Otto Baric është ndarë nga jeta pasditen e sotme (13 dhjetor) në moshën 88-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate, të cilat konfirmojnë se Baric humbi betejën e tij me Covid-19.
Ai ka vuajtur nga pneumonia dhe sipas informacioneve jozyrtare, goditja e fundit e legjendës së futbollit kroat u dha nga koronavirusi.
Baric udhëhoqi ekipin kombëtar shqiptar nga 1 korriku 2006 deri më 22 nëntor 2007.
Në 15 takime në krye të kombëtares kuqezi, Baric regjistroi 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.