Një film i ri “SpongeBob” që pritej të luhej në kinema, në vend të kësaj do të shkojë në shërbimet streaming, një goditje kjo për kinematë që janë duke rifilluar me kujdes punën pas një mbylljeje katër-mujore.
“The SpongeBob Movie: Sponge on the Run” do të debutojë në mënyrë digjitale në SH.B.A. përmes SVOD në fillim të vitit 2021, tha ViacomCBS Inc. në një deklaratë të hënën. Filmi pastaj do të kalojë ekskluzivisht në shërbimin transmetues të kompanisë CBS All Access. Filmi i Sponxhbob fillimisht pritej të dilte premiera në kinema në 7 gusht.
Kinematë e Sh.B.A-së kanë qenë në vështirësi për të përballuar mungesën e të ardhurave nga pandemia koronavirus. Problemet e tyre u shtuan dhe nga studiot filmike të cilat kaluan transmetimet e premierave në mënyrë digjitale në përpjekje për të kompensuar kostot e prodhimit dhe të marketingut duke anashkaluar kinemanë.
Vendimi për “SpongeBob” tregon se tashmë standarti i artë për lancimin e filmave në teatro është duke u larguar. Gjatë kësaj periudhe kineastët mësuan se shërbimet streaming janë më fitimprurëse por dhe nga ana tjetër e gjithë epoka se si shihet filmi është duke ndryshuar teksa njerëzit janë duke e përdorur gjithmonë e më shumë SVOD.