Manorama thotë se Arnavin e kishin rrëmbyer. Gjyshes gati sa nuk i bie të fikët. Anxhali pyet Arnavin nëse është e vërtet. Kushi i thotë: Po. Akash pyet si është e mundur. Ai i thotë Manormës: Pse nuk na the. Manorama thotë se do e thoshte por Kushi e ndaloi. Ajo nxjerr se Sham dhe Kushi kanë një lidhje të fshehtë duke e tronditur edhe më shumë familjen. Arnav ndërhyn dhe thotë: Po unë isha i rrëmbyer dhe vetëm Kushi e dinte këtë sepse rrëmbyesi nuk donte që ta dinte dikush. Anxhali pyet pse e kanë bërë këtë rrëmbyesit. Kushi i thotë se donin të vrisnin Arnavin. Manorama pyet kush ishin rrëmbyesit. Kushi i kap dorën Anxhalisë dhe i thotë se nëse zbulohet kush është rrëmbyesi ajo do lëndohet. Gjyshja i thotë Kushi ta thotë. Kushi thotë se rrëmbyesi është në këtë dhomë. “Nuk është e vërtet kjo Sham?”, thotë Kushi. E gjithë familja habitet. “Çfarë po thua Kushi?”, thotë Sham. “Si mund ta akuzosh burrin tim? Je çmendur?”, thotë Anxhali. Kushi thotë se e gjitha ishte plan i Shamit por Anxhali nuk e beson. Kushi thotë se ajo ka prova. Ajo thotë se Sham u përpoq të vidhte pasurinë duke i marrë firmën Arnavit. Kushi gjithashtu tregon edhe për grupin e gjakut. Sham thotë se Kushi është çmendur dhe se ai nuk ka bërë asgjë. Papritur vjen NK. Kushi i thotë NK-s të tregojë të vërtetën. NK thotë se është e vërtet e gjitha çfarë tha Kushi. Ai thotë se dëgjoi Shamin duke folur në telefon. Sham e pyet ku ishte ai që e mori vesh. NK i thotë se ishte fshehur në dhomën e tij duke e lënë Shamin të habitur. Sham përsëri mbrohet duke thënë se po fliste për një klient. Por familja nuk beson as NK-n dhe janë të tronditur shkruan revistawho.com. Sham pyet Arnavin nëse e pa ndonjëherë gjatë kohës kur ishte i rrëmbyer. Arnav nuk flet. Pajal i del në mbrojtje Kushit dhe thotë se ajo po thotë të vërtetën pasi edhe ajo e di që Sham është mashtrues. Sham thotë se Pajal normal do mbrojë motrën e saj. NK ndërhyn dhe tregon për varësen dhe fjalëkalimin në laptopin e Shamit i cili është “Të dua Kushi”. Të gjithë habiten. Anxhali i thotë NK-s dhe Kushit të mos flasin më broçkulla. Manorama pyet Kushin pse i tha Shamit të divorcohej. Kushi mundohet të shpjegojë që donte firmën e tij për dokumentin. Manorama i kërkon letrat që ta vërtetojë por Kushi nuk i ka sepse i humbi kur shkoi të shpëtonte Arnavin. Sham thotë se nuk do ta divorconte kurrë Anxhalinë./revistawho.com
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...