Sham mundohet t’i shpjegojë Anxhalisë dhe familjes pse tha “Po” për të divorcuar Anxhalinë. Ai thotë se tha ashtu që të ndalonte Kushin për hir të familjes. Sham akuzon Kushin se i ka kërkuar gjithmonë ta divorconte Anxhalinë. Pajal i thotë Shamit: “Pusho s’të vjen turp që gënjen kaq shumë. Ne kemi heshtur që mos të prishim marrëdhëniet në këtë familje por nëse ti mundohesh të nxjerrësh motrën time keq atëherë nuk do hesht më”. Akash i kërkon Pajalit të shpjegojë çfarë ka ndodhur. Pajal tregon se Sham ka jetuar tek shtëpia e tyre. E gjithë familja habitet. Sham thotë se Kushi ka problem mendore dhe se ajo i ka thënë që donte ta shkatërronte Arnavin. Të gjithë shohin me çudi Kushin. Kushi thotë se është e vërtet por gjithçka e bëri që të merrte prova. Ajo i thotë Arnavit se tani nuk i ka provat por nëse ai do shikonte në sytë e saj do e kuptonte që po thotë të vërtetën. Arnav sheh Kushin e më pas shkon i gjuan Shamit në shpullë. Ai i thotë se këtë e ka se tradhtoi motrën e tij. Arnav i gjuan përsëri dhe thotë se këtë tjetrën e ka që shqetësoi Kushin. Sham thërret Anxhalinë. Arnav i thotë se s’ka më punë me motrën e tij. “Dil jashtë. Nëse nuk del do thërras rojet”-i thotë Arnav. Arnav e nxjerr Shamin jashtë shtëpisë dhe ja mbyll derën në fytyrë. Arnav kthehet tek Anxhali dhe i kërkon falje por duhet ta bënte këtë pasi Kushi po thotë të vërtetën. Anxhalisë i bie të fikët. Atë e çojnë në dhomë dhe të gjithë mblidhen atje. Anxhali vjen në vete. Arnav thotë se do që të flasë vetëm me motrën e tij. Të gjithë largohen nga dhoma shkruan revistawho.com. Arnav i kërkon falje Anxhalisë që e përzuri Sham dhe se nuk kishte zgjidhje tjetër. Ai qan në prehrin e Anxhalisë. Anxhali është ende e hutuar. Ajo i thotë Arnavit se do që të qëndrojë vetëm. Anxhali mbyll derën duke i lënë të gjithë të shqetësuar për të. Ajo flet me vete se si do jetojë tani pa Shamin. Nga ana tjetër Arnav shkon në dhomën e tij dhe është shumë i mërzitur që motrës së tij i ndodhi kështu. Kushi i çon Arnavit çajin por nuk e sheh dot në sy. Arnav e kap prej dore dhe e përqafon. Më pas ai e merr hopa Kushin dhe e çon në krevat. Arnav bën për t’u larguar por Kushi nuk e lejon. Arnav i qëndron pranë derisa Kushin e zë gjumi me lot në sy./revistawho.com.
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...