Kushi ka radhën për të kërcyer. Ajo pyet veten pse gjyshja nuk ka ardhur akoma. Gjyshja i thotë Arnavit të vishet si “Ranxha” me kostum. Kushi nuk ka zgjidhje tjetër dhe fillon performancën. Ajo luan rolin e “Hira”. Arnav nuk bindet që të vishet si “Ranxha” dhe gjyshja nervozohet dhe i jep çelësat e makinës. Teksa Kushi po performon në vështirësi pasi nuk ka partner Arnav ngjitet në skenë. Kushi habitet. Arnav i thotë Kushit se nuk di çfarë të bëjë dhe se gjyshja e detyroi të futet në skenë. Kushi reciton disa vargje romantike. Më pas ajo i tregon Arnavit çfarë të bëjë. Ajo i thotë se “Hira” tani do vdesë dhe Arnav e luan shumë bukur rolin me fjalë që e prekin Kushin. Ai thotë se ai nuk ekziston pa të dhe se jeta është e pakuptimtë. Arnav i cili po luan rolin e “Ranxhës” thotë se asgjë nuk ka më rëndësi . “E rendesishme eshte qe une…” Këtu ai ndalon dhe luan rolin sikur vdiq. Të gjithë duartrokasin performancën e tyre. Kushi pyet Arnavin çfarë donte të thoshte që e la përgjysmë por ai nuk i tregon. Arnav shkon në prapaskenë. Kushi shkon pas tij dhe e pyet përsëri. Arnav thotë se ato ishin fjalët e “Ranxhas” dhe jo të tij. Kushi i thotë se atje ishte Arnav Sing Raizada shkruan revistawho.com. Arnav i thotë se këtë e bëri për familjen e tij. Kushi mërzitet nga përgjigja e tij. Konkursi vazhdon. Kur vjen radha e Manormës Pajal do t’i thotë diçka por Manorma nuk do që ta dëgjojë. Manorama fillon performancën. Pajal duhet të ngjitet në skenë por ajo nuk shkon. Manorama shkon tek Pajal dhe e merr me zor. Pajal qëndron në skenë pa folur. Ajo ka një qyp në dorë i cili i bie nga dora. Të gjithë qeshin. Manorama rrëshqet. Ajo nxehet. Pajal i thotë Kushit se e bëri këtë pasi një grua ja kishte kërkuar Pajalit të mos e fitonte konkursin sepse i duheshin paratë pasi kishte vjehrrën sëmurë dhe burrin pa punë. Prezantuesi thotë se çmimin e fiton Arnav dhe Kushi. Kushi nuk e pranon çmimin. Arnav nxehet dhe thotë se ai nuk humb asnjëherë. Kushi nuk i tregon atij arsyen pse nuk e pranon çmimin. Arnav e shtyn dhe largohet. Anxhali shkon tek Kushi por fillojnë t’i merren mendtë. Kushi thotë se do shkojë në farmaci të marrë ilaç.Anxhali i thotë Shamit të shkojë me Kushin. Ata shkojnë në farmaci dhe farmacisti kujton se ata janë çift. Sham përfiton nga situata por Kushi i thërret: kunat./revistawho.com
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...